Please enter at least 3 characters.

KMDLNJ reagon ndaj kërkesës së ministrit turk për gylenistët

2018/10/Mevlut-Cavusoglu-ministri-turk-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg
14:"Ridvan Slivova

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka quajtur ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit, kërkesën e ministrit të jashtëm turk Mevlut Çavusoglu për mbylljen e shkollave që mbështeten nga Fetullah Gylen.

Ky këshill përmes një kumtese për media ka renditur kritika edhe për institucionet e Kosovës – të cilat është dashur që menjëherë ta refuzojnë kërkesën.

KMDLNJ kërkon që Kosova të mos përzihet në konfliktin midis Erdoganit dhe Gylenit, por të jetë neutrale.

Reagimi i plotë:Sa janë të sigurte shtetasit turq në Kosovë?Gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm të Turqisë , z. Çavushogllu , që i bëri Kosovës dhe disa vendeve të rajonit , u riaktualizua apo u ripërsërit , sipas ministrit turk , kërkesa për mbylljen e shkollave që mbështeten nga Fetullah Gylen e që të tilla ka mjaft në Kosovë dhe rajon sikur që u kërkua që të gjithë shtetasit turq që jetojnë përkohësisht dhe që punojnë me leje pune në Kosovë e të cilët Turqia i konsideron si terroristë meqë , sipas tyre , qëndrojnë prapa grushtetit të dështuar në Turqi duhet të ekstradohen në Turqi . Kjo kërkesë e Ministrit të Jashtëm të Turqisë , nëse është e saktë , është ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të një shteti të pavarur dhe sovran dhe si e tillë është dashur të refuzohet menjëherë duke mos i dhënë fare mundësi ministrit turk që të bëjë një kërkesë të tillë e cila , në thelb është kundër të drejtave të njeriut dhe kundër të gjitha dokumen teve ndërkombëtare dhe kombëtare që e sigurojnë dhe garantojnë strehimin për shkak të përndjekjeve politike , aq më parë që shteti që e parashtron ( apo e kushtëzon ) këtë kërkesë nuk garanton gjykim të paanshëm , të drejtë e as hetime transparente sikur as mbrojtje efektive , në përputhje me standardet ndërkombëtare. Për më keq , kjo kërkesë neveritëse bëhet ende pa përfunduar hetimet për kidnapimin brutal të 6 shtetasve turq të cilët iu dorëzuan autoriteteve turke , në kundërshtim me të gjitha praktikat ndërkombëtare për ekstradimin e atyre që kërkohen nga shtetet përkatëse , pa e përfillur as edhe një normë të vetme të ekstradimit . Në këtë mënyrë , Kosova , për shkak të vendimit dhe veprimit arbitrar të një pjese të udhëheqjes më të lartë politike , u identifkua dhe u fut në listat e shteteve që në mënyrë flagrante i shkelin të drejtat e njeriut e që fatura për këtë krim kundër të drejtave të njeriut pashmangshëm do të vijë më vonë kurse ajo , kapitalja do të jetë e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasbur kur Kosova do ta fitojë të drejtën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Kidnapimi dhe dorëzimi i 6 shtetasve turq që jetonin dhe punonin në Kosovës , pa pasur asnjë presedencë penale dhe kriminale u përpoq të arsyetohet me shkarkimin e dy figurave politike të cilat , sipas KMDLNj –së nuk kanë qenë vendimarrës por vetëm zbatues të një vendimi puro politik nga lart e që aktualisht po i ikin përgjegjësisë , të ish - Ministrit të Brendshëm , z. Flamur Sefaj dhe ish – shefit të AKI –së , z. Driton Gashi të cilët u përdorën si kokë turku për t’i mbuluar veprimet kundër të drejtave të njeriut e që lirisht mund të llogariten veprime kriminale , të bëra në bashkëpunim me palën tjetër , asaj turke.Pas kërkesës brutale të Ministrit të Jashtëm të Turqisë , nëse i referohemi medieve , për mbylljen e shkollave në Kosovë që mbështeten nga Gylen sikur edhe kërkesa për ekstradim të anëtarëve të lëvizjes FETO e që Turqia i cilëson si terroristë , u rrit shqetësimi dhe frika e anëtarëve të komunitetit turk , shtetas të Turqisë por që kanë edhe shtetësi tjetër që jetojnë dhe punojnë në Kosovë se mund të trajtohen sikur edhe 6 turqit e kidnapuar më parë e në veçanti familjarëve të të kidnapuarve andaj , KMDLNj kërkon nga institucionet përgjegjëse të Kosovës që t’i respektojnë të drejtat e njeriut në përputhje me Kushtetutën e Kosovës si dhe dokumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të mos lejojnë që rasti i kidnapimit të 6 shtetasve turq , kohë më parë të përsëritet për çka edhe kanë dhënë zotime publike gjatë takimit me familjarët si dhe gjatë takimeve me KMDLNj .Për më tepër , KMDLNj kërkon që të nxirren para organeve të drejtësisë të gjithë ata që kontribuan në kidnapimin e 6 shtetasve turq me leje qëndrimi dhe leje pune të rregulltë dhe e cila leje iu hoq vetëm për të shërbyer si arsyetim për rrëmbimin e tyre dhe dorëzimin autoriteteve turke.KMDLNj kërkon të hetohet edhe roli i menaxhmentit të Aeroportit Ndërkombëtar “ Adem Jashari “ e që janë nga Turqia dhe në përputhje me rezultatin e hetimeve të ndërmerren veprime konkrete ndaj tyre duke ua marrë edhe lejen e punës nëse dëshmohet kriminalizimi i aktivitetit të tyre.Për fund, KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon që Kosova të mos përzihet në konfliktin midis Erdoganit dhe Gylenit por që ta ruaj neutralitetin sepse kjo është çështje ekskluzive e brendshme e Turqisë dhe si e tillë duhet të respektohet edhe nga autoritetet kosovare. /Telegrafi/