Please enter at least 3 characters.

Klopp publikon listën e futbollistëve të ftuar për finalen e Ligës së Kampionëve, Shaqiri pjesë e saj

2019/05/Shaqiri-Stervitje.jpg
315:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 06: Divock Origi of Liverpool, Xherdan Shaqiri of Liverpool and Sadio Mane of Liverpool look on during a training session ahead of their UEFA Champions League second leg semi finals match against Barcelona at Melwood on May 06, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur.

Reds do të luajnë ndaj Spurs të shtunën mbrëma në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në Wanda Metropolitano të Madridit.

Kjo është finalja e dytë radhazi për klubin nga Anfield dhe drejtuesit dhe të gjithë në klub duan ta fitojnë trofeun.

Sot (e premte) Klopp ka publikuar listën prej 23 futbollistëve të ftuar për këtë finale, pasi ekipi është nisur nga Aeroporti John Lennon në drejtim të Madridit.

Lista e Kloppit nuk ka asnjë befasi dhe pa mungesa, ndërsa pjesa e saj është edhe ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Pas një ndryshimi në rregulloret e UEFA-s, Klopp do të lejohet të emërojë deri në 12 zëvendësues për përballjen me Spurs.

Lojtarët e ftuar për finale: Alexander-Arnold, Alisson, Brewster, Fabinho, Firmino, Gomez, Henderson, Kelleher, Lallana, Lovren, Mane, Matip, Mignolet, Milner, Moreno, Origi, Oxlade-Chamberlain, Robertson, Salah, Shaqiri, Sturridge, Van Dijk, Wijnaldum. /Telegrafi/