Please enter at least 3 characters.

Klopp mund të luajë një rol të madh për t’ia pamundësuar Liverpoolit transferimin e top yllit

2024/12/klopp.jpg

Jurgen Klopp mund të ketë një ndikim të madh nëse Liverpooli nënshkruan me një lojtar nga Bundesliga për të cilin Arne Slot thuhet se e do shumë. 57-vjeçari u largua nga Liverpooli në fund të sezonit 2023/2024 pas nëntë sezoneve në ‘Anfield’.Që prej atëherë Slot ka marrë drejtimin e klubit teksa Liverpooli është lider në Ligën Premier me katër pikë më shumë se vendi i dytë, ndërsa mbajnë pozitën e parë edhe në Ligën e Kampionëve.Liverpooli raportohet se ka shprehur interesim për sulmuesin e PSG-së (në huazim tek Leipzig) Xavi Simons.

Simons aktivizohet në krahun e majtë të sulmit kështu që ai nuk do të ishte një zëvendësues i Salah, por mund të veprojë si konkurrent i Cody Gakpo dhe Luis Diaz.

Sipas një raportimi të fundit nga The Athletic, Liverpooli mund të konkurrojë me Barcelonën, Bayern Munich dhe Real Madrid për të siguruar shërbimet e holandezit.

Tani, shefi i BILD, Christian Falk, ka zbuluar se Leipzigu po planifikon ta përdorë Kloppin si ‘armë sekrete’ për t’u siguruar se ata do ta transferojnë përfundimisht lojtarin.Kjo për faktin se që nga data 1 janar, Klopp do të nis detyrën e tij të re tek Red Bulli si shef i tyre ndërsa tashmë dihet se ata e kanë nën menaxhim edhe Leizpigun./Telegrafi/