Please enter at least 3 characters.

Klopp: Man City mund t'i fitojë katër trofetë këtë sezon

2019/04/Klopp-Guardiola-e1554456798302.jpg
319:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 03: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool shakes hands with Josep Guardiola, Manager of Manchester City prior to the Premier League match between Manchester City and Liverpool FC at the Etihad Stadium on January 3, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Jurgen Klopp ka folur fjalë të mëdha për rivalin direkt të Liverpoolit për titullin e Ligës Premier, Manchester Cityn.

Qytetarët janë duke shkuar sigurt drejt mbrojtjes së titullit në Ligën Premier, ndërsa po tregojnë lojë të mirë dhe të sigurt edhe në Ligën e Kampionëve.

Kjo formë dhe siguri ka bërë që trajneri i Liverpoolit, Klopp të mendoj se rivalët e tyre mund të fitojnë katër trofetë në këtë sezon.

"Nëse do të shikoni nga jashtë, do të duket dhe do të mendoni se City mund të fitojë të gjithë katër trofetë dhe të njëjtën gjë e mendoj edhe unë", ka thënë fillimisht Klopp përpara udhëtimit të së premtes mbrëma në Southampton.

"City në këtë moment duket si skuadra më e mirë në botë. Kështu është Barcelona. Kundër Villarrealit të martën luftoi pak, por e bëri punën për të barazuar 4-4".

Klop e sheh Man Cityn si ekipin më të kompletuar (Getty Images)

"Juventusi duket mjaft mbresëlënës në Itali, por nuk e dini saktësisht se si do të jetë në Ligën e Kampionëve. Së bashku me City, këta janë tri favoritët më të mëdhenj të Ligës së Kampionëve".

"Në rregull, City duket pak më i qëndrueshëm se këto dyja, por kjo nuk do të thotë se ata do të fitojnë të gjitha ndeshjet e tyre", përfundoi gjermani. /Telegrafi/