Please enter at least 3 characters.

Klopp i kënaqur për fillimin e mbarë të sezonit

2018/08/JurgenKlopp-2.jpg
255:"LIVERPOOL, ENGLAND - AUGUST 12: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on prior to the Premier League match between Liverpool FC and West Ham United at Anfield on August 12, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Jurgen Klopp e ka mirëpritur fillimin e mbarë të sezonit në Ligën Premier pas triumfit të lartë ndaj West Ham Unitedit.

Në ndeshjen e parë të edicionit 2018/2019, Redsat fituan me rezultat 4-0 në Anfield, me golat e Mohamed Salah, Sadio Mane (dy gola) dhe Daniel Sturridge.

Jurgen Klopp (Foto: Getty Images)

Natyrisht se ky triumf e ka gëzuar trajnerin, i cili ka shprehur kënaqësinë e tij për rezultatin dhe paraqitjen e skuadrës.

"Një fillim shumë i mirë, padyshim. Po, është një fillim i përsosur, sepse e fituam ndeshjen", ka thënë Klopp.Ai ka sqaruar se ndeshjet parasezonale dallojnë shumë nga sfidat e vërteta në Ligën Premier, prandaj ka dashur ta shohë se si do të luajë skuadra e tij në takimin e parë sezonal.

Jurgen Klopp (Foto: Getty Images)

Trajneri i ka komentuar edhe momentet e rënies së intensitetit të lojës dhe ka kërkuar nga lojtarët e tij që të jenë më të qëndrueshëm gjatë lojës, përkundër se janë në epërsi.

Në xhiron e dytë, Liverpooli do të luajë kundër Crystal Palace dhe ka një tjetër mundësi për të arkëtuar pikë të plota. /Telegrafi/