Klopp: Gjyqtarët e kishin kuptuar në pjesën e dytë se goli jonë ishte pozitë jashtë loje
255:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 04: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on prior to the Premier League match between West Ham United and Liverpool FC at London Stadium on February 04, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
Jurgen Klopp, pas ndeshjes (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
Klopp. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images
05/02/2019
Jurgen Klopp nuk ka qenë aspak i kënaqur me barazimin ndaj West Ham (1-1).
Ai e pranoi se goli ishte në pozitë jashtë loje, por tha se skuadrat e merituan nga një pikë.
"Ishte një ndeshje e vështirë. Mesa shoh goli ynë ishte pozicion jashtë loje dhe mbase gjyqtari e dinte këtë gjë në pjesën e dytë".
“Është një pikë e merituar për të dyja skuadrat. Mbase të gjitha raportet janë shkruar pa nevojën për të folur unë".
“Vuajtëm nga ndërprerjet. Kishim ulje-ngritje. Në fund kishim mundësinë të fitonim, por nuk e shfrytëzuam rastin".
“Kemi humbur topin në momente të ndryshme. Ata luajnë shumë në mbrojtje dhe ne duhet të krijojmë më tepër”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.
Liverpooli ka vetëm tre pikë më shumë se Manchester City aktulisht. /Telegrafi/


