Klodi dhe Londrimi për pak sa nuk puthen në Big Brother VIP Kosova 4, ndërsa vazhdojnë ta shfaqin kiminë dhe pasionin mes tyre
Banorët e Big Brother VIP Kosova, Klodiani dhe Londrimi, kanë ngjallur diskutime të mëdha pas një momenti të veçantë që u duk sikur mund të përfundonte në puthje.
Gjatë kohës që po kalonin momente në oborr me banorët e tjerë, Klodiani e kap nga faqet Londrimin dhe e afroi drejt buzëve, duke krijuar përshtypjen se të dy ishin gati të shkëmbenin një puthje.
Videoja e këtij momenti është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, me fansa që diskutojnë për kiminë e veçantë midis dy djemve, e cila është bërë objekt vëmendjeje që nga fillimi i edicionit.
JUST DO IT ALREADYYYYYYY JEMI TU PRIT BREEEEE #bbvipks4pic.twitter.com/0qAUXcbZBx
— lejallahile🇽🇰 (@mosshurdhoshume) December 10, 2025
Që nga hyrja në shtëpi, Klodiani dhe Londrimi janë shfaqur shpesh së bashku, duke u veçuar nga banorët e tjerë dhe duke ndërtuar një lidhje që ka intriguar publikun dhe ka mbajtur gjallë debatet mbi marrëdhënien e tyre.
Momentet e fundit duket se kanë shtuar edhe më shumë kuriozitetin e fansave, të cilët vazhdojnë të ndjekin me padurim zhvillimet në shtëpinë më të famshme në Kosovë. /Telegrafi/


