Klitschko i thotë ‘Tysonit’: Do të ndjekë fati i David Haye
21/07/2015
Kampioni në fuqi e ka paralajmëruar kundërshtarin se do pësojë në të njëjtën mënyrë siç kishte pësuar David Haye, sepse do të jetë në formën e tij jetësore për meçin që do të mbahet me 24 tetor.
“Do i mësoj të njëjtin gjë, që i mësova David Hayes”, ka thënë ukrainasi, transmeton koha.net.
Në anën tjetër Fury, e ka përqeshur Klitschkon duke i thënë se është frikacak dhe nuk do ta ketë problem përballjen me të.
Klitschko me 24 tetor në Dusseldorf, kërkon mbrojtjen e titullit në WBO, WBA dhe IBF, në përballjen me 26 vjeçarin Fury.


