Please enter at least 3 characters.

Kishte zgjedhur personin e gabuar ta ngacmon, i riu e pëson keq nga nxënësi amerikan të cilin e sulmon (Video, +18)

2018/07/1-24-e1530628842278.jpg

Një video rrëqethëse është duke qarkulluar në rrjetet sociale e filmuar brenda një shkolle të mesme në SHBA, ku dy të rinj qërojnë hesapet në prezencë të dhjetëra bashkëmoshatarëve.

Në video shihet momenti kur një djalë i ri sulmon nxënësin, por duket se ai nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi nxënësi edhe pse u mundua ta shmang kontaktin dhe rrahjen me të, në një moment humb durimin dhe i kundërvihet ku për pak sekonda e neutralizon, transmeton Telegrafi.

Edhe pse sulmuesi fillimisht e godet nxënësin, ai arrin t'i rezistoj goditjes dhe me vetëm një lëvizje e përplas për tokë, duke e lënë pa vetëdije.

Shumë komentues kanë mbrojtur veprimin e nxënësit për faktin se ka vepruar në vetëmbrojtje, derisa disa tjerë mendojnë se është dashur ta ruaj gjakftohtësinë deri në fund. /Telegrafi/