Please enter at least 3 characters.

Kimmich: Japim gjithçka nga vetja, skuadrat më të mira në finale

2020/08/GettyImages-1266326610.jpg
290:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 14: Joshua Kimmich of FC Bayern Munich warms up prior to the UEFA Champions League Quarter Final match between Barcelona and Bayern Munich at Estadio do Sport Lisboa e Benfica on August 14, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Manu Fernandez/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munchen do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.

Ndeshja do të luhet në Lisbonë, aty ku u zhvilluar të gjitha ndeshjet nga çerekfinalet.

Ekipi gjerman dëshiron të fitojë çdo gjë këtë sezon dhe diçka të tillë e ka shprehur dhe ylli i ekipit Joshua Kimmich.

Joshua Kimmich (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images)

“Duam të japim gjithçka dhe ta shfrytëzojmë këtë mundësi të madhe për të ngritur kupën.

“Trajneri nuk na e ka zbuluar akoma formacionin, por kushdo që të luajë do të japë gjithçka për Bayernin. Fatkeqësisht, nuk do të ketë tifozë, por do ta nderojmë ndeshjen”.

Joshua Kimmich (FOTO: Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

“PSG? Kanë ndryshuar shumë në sezonet e fundit, do të përballemi me këtë skuadër tri vite pas herës së fundit. Mendoj se kanë dalë në finale skuadrat më të mira. Do të ketë ekuilibër në fushë”, ka thënë Kimmich.

Ndeshja finale zhvillohet të dielën nga ora 21:00./Telegrafi/