Këto janë klubet sportive më të vlefshme në botë sipas Forbes
13/07/2016
Dallas Cowboys, klubi i futbollit amerikan, është klubi sportiv më i vlefshëm në botë, sipas revistës prestigjioze “Forbes”.
Vlera e këtij klubi ka arritur në katër miliardë dollarë, duke kaluar Real Madridin, që ishte i pari në tre vjetët e fundit.
Kjo është hera e parë që “Forbes” vendos në pozitën e parë një klub tjetër përpos Manchester Unitedit apo Real Madridit, transmeton Koha.net.
Barcelona është e treta me vlerë 3.55 miliardë dollarë.
Kjo është lista e top dhjetë ekipeve më të vlefshme në botë, sipas “Forbes”:
1. Dallas Cowboys (4 miliardë dollarë)
2. Real Madrid (3.65 miliardë dollarë)
3. Barcelona (3.55 miliardë dollarë)
4. New York Yankees (3.4 miliardë dollarë)
5. Manchester United (3.32 miliardë dollarë)
6. New England Patriots (3.2 miliardë dollarë)
7. New York Knicks (3 miliardë dollarë)
8. Washington Redskins (2.85 miliardë dollarë)
9. New York Giants (2.8 miliardë dollarë)
10. Los Angeles Lakers, San Francisco 49ers ($2.7 miliardë dollarë)


