Këto janë 10 transferimet e 10 korrikut që mund t'ju kenë ikur (Foto)
Edhe dita e sotme ishte aktive në afatin kalimtar të futbollistëve.
Fjalën kryesore e kishte zyrtarizmi i Romelu Lukakut te Manchester United, edhe pse klubi anglez e kishte konfirmuar pranimin e ofertës nga Evertoni.
Interi po ashtu kompletoi transferimin e Borja Valeros.
Në fokus ishte edhe Antonio Casano që u kthye në futboll, ku firmosi me Hellas Veronën.
Nga transferimet vlen të ceket edhe largimin i kapiteni të Fiorentinës, Gonzalo Rodriguez drejt Argjentinës te skuadra e San Lorenzos.
Jo pak bujë në Itali bëri edhe vëllai i Donnarummas, Antonios, që ka nënshkruar me Milanin.
Më poshtë i gjeni 10 transferimet më interesante të bëra me 10 korrik. /Telegrafi/
Romelu Lukaku (Everton – Manchester United)
Borja Valero (Fiorentina – Inter)
Antonio Cassano (Lojtar i lirë – Verona)
Gonzalo Rodriguez (Fiorentina – San Lorenzo)
Antonio Donnarumma (Asteras Tripolis – Milan)
Guido Pizarro (Tigres – Sevilla)
Amine Harit (Nantes - Schalke 04)
Ezequiel Ponce (Roma – Lille)
Alessio Cerci (Atletico Madrid – Verona)
Mamadou Coulibaly (Pescara – Udinese)


