Please enter at least 3 characters.

Këto gjëra janë gjetur deri tani në aeroplanin e rrëzuar në afërsi të Shkupit

2016/09/Rrëzimi-i-aeroplanit-në-Shkup.jpg

Policia e Maqedonisë së bashku me banorët e fshatit Kozhle në Shkup kanë bashkërenduar forcat për të gjetur trupat e vdekur nga aeroplani i rrëzuar në afërsi të Shkupit ku mbetën të vdekur gjashtë persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB Maqedoni njoftojnë se janë gjetur pjesë të aeroplanit: krahu, një rrotë e aeroplanit dhe një kuti metalike elektronike.

Gjithashtu janë gjetur edhe gjësende të ndryshme si: dy telefona celularë, bileta për udhëtim dhe një pasaportë italiane .

Këtë e konfirmojnë nga Sektori për Punë të Brendshme-Petrovec që është shumë afër aeroportit./Telegrafi/