Këta janë fituesit e çmimeve Oscar, sipas MMA
Edhe këtë vit anëtarët e MMA kanë përzgjedhur fituesit e çmimeve Oskar. Këtë vit numri i kategorive ishte shtuar në dymbëdhjetë. Vetëm filmat “The Revenant” dhe “Spotlight” arritën të ngadhënjejnë në dy kategori e më shumë.
Inarritu dhe DiCaprio (i vetmi me të gjitha votat në favor të tij – 14 sosh) ishin më të mirët në regji dhe aktorin më të mirë, derisa “The Revenant” u vlerësua edhe si filmi me kinematografinë më të mirë.
Ndërkohë, “Spotlight” pos skenarit origjinal doli të jetë edhe filmi më i mirë i vitit me gjysmën e votave në favor.
Çka janë MMA?
MMA janë anëtarë të grupit “Maniakë t’filmave”, të cilët janë aktiv me postimet dhe komentet e tyre nga më cilësoret dhe të pëlqyerat, të cilët të vetmin kualifikim profesional e kanë shikimin e filmave dhe shkrimin për ta.
Sipas MMA këta do të duhej të ishin fituesit sipas kategorive në edicionin e sivjetmë të Oscar:
Filmi – Spotlight
Aktori – Leonardo DiCaprio
Aktorja – Brie Larson
Aktori dytësor – Sylvester Stallone
Aktorja dytësore – Alicia Vikander
Regjia – Alejandro Inarritu
Skenari origjinal – Spotlight
Skenari i adaptuar – The Big Short
Filmi i animuar – Inside Out
Dokumentari – Amy
Kinematografia – The Revenant
Kolona zanore – The Hateful Eight


