Please enter at least 3 characters.

Këshilltari i Zelenskyt, Podoliak: Rusët nuk e kuptojnë rendin botëror në vitin 2022

2022/04/Mykhailo-Podoliak.png

Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, publikoi në Twitter një listë të "sukseseve" të Rusisë pas dy muajsh lufte.

Sigurisht që sukseset në këtë rast janë figurative, transmeton Telegrafi. Ai mendon se Rusia e ka dëmtuar rëndë veten me sulmin ndaj ukrainasve.

“Dy muaj lufte po i vjen fundi, çfarë ka arritur Kremlini?

1. Ukraina është e bashkuar si kurrë më parë2. Perëndimi është konsoliduar3. Lobistët pro-rusë nuk kanë të ardhme4. Nord Stream 2 mbyllet përgjithmonë5. Ekonomia e Rusisë është në kolaps6. Trupat ruse kanë shënuar mijëra humbje 

Ai më tutje ka shkruar se rusët nuk e kuptojnë rendin botëror në vitin 2022 dhe se vet e kanë humbur "lojën e shahut".

"Duke filluar këtë luftë, Kremlini ka treguar se nuk e kupton rendin botëror në vitin 2022. Autoritetet ruse kanë mbajtur një master class se si të humbasin vet lojën e shahut. Rezultati është izolim i plotë politik dhe ekonomik", ka shkruar Podoliak. /Telegrafi/