Please enter at least 3 characters.

Këshilli i Rregullores në Kuvendin e Shqipërisë ashpërson masat ndëshkuese për deputetët

2023/12/Kuvendi-i-Shqiperise.jpg

Këshilli i Rregullores miratoi këtë të martë ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë pas propozimeve të Partisë Socialiste. Ndryshimet pritet të miratohen në seancën e së enjtes.

Sipas këtyre ndryshimeve, deputetët të cilët shkelin rregulloren e Kuvendit, do të përjashtohen 30 apo 60 ditë.

Kujtojmë se 7 deputetë të opozitës janë përjashtuar ditën e djeshme (11.12.2023) nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë me 10 ditë.

Përjashtimi i tyre erdhi me kërkesë të PS, lidhur me tensionet e shkaktuara gjatë ditëve të fundit në Kuvend. /Telegrafi/