Please enter at least 3 characters.

Kërkohet drejtësi për vdekjen e trevjeçares në Prizren (Live/Foto)

2016/06/11111-3.jpg

Përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë të shumtë kanë filluar protestën në Prizren, ku po kërkohet dorëheqja e kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, pasi që sipas tyre, këta janë përgjegjësitë kryesor për vdekjen tragjike të Xhenetës tre vjeçare.

Përfaqësues të OJQ-ve iu kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Prizrenit dhe qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen protestës për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vdekjen tragjike të tre vjeçares.

Me këtë protestë do të përcjellin kërkesën deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët vijnë nga Prizreni që rastin e fundit atë të vdekjes tragjike të Xhenetës ta ngrisin edhe në njërën prej seancave të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë protestë të pranishëm janë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Video Live nga Kallxo.com

15/06/2016 12:58-Kryeziu: Muja, Shala dhe Agani të japin dorëheqje

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, në fjalimin e tij gjatë protestës e cila u mbajt në Prizren tha se mos prezenca  e qytetarëve të Prizrenit tregon regjimin e këtij shteti që ka mbi ta.

Ai bëri thirrje qytetarëve të Prizrenit që ta bashkohen dhe t’i lënë mënjanë interesat e tyre për t’ju bashkuar thirrjeve për drejtësi.

“Qytetarët e Prizrenit kanë mundësi të zgjedhin etikën dhe moralin për fëmijët e tyre. Është privilegj të besojmë që politika të ketë moral. Tani është në duart e kryetarit të komunës së Prizrenit Ramadan Muja dhe të dy ministrave që të na tregojnë moral dhe etikë, duke dhënë dorëheqje”, tha ai, duke shtuar po ashtu që edhe pse të paktë në numër ata do të vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi institucionale.

“Xheneta nuk e humbi jetën në shtëpinë e saj, por në ambient publik. Ka mundur të jetë secili fëmijë i joni. Qytetarët e Prizrenit duhet të dalin dhe të kërkojnë jetë më të mirë. Disa parti politike nuk janë këtu si LDK po ashtu edhe AAK që është pjesë e pushtetit në Prizren”.

Kryeziu tha po ashtu se nuk janë në betejë me Ramadan Mujën, por me strukturën politike të Kosovës. /Telegrafi/

15/06/2016 12:34-Çeku: Nuk guxojmë të lejojmë më që të kemi institucione të papërgjegjshme

Hajrullah Çeku nga organizata Ec ma Ndryshe tha se kërkojnë dorëheqje nga kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Kujtim Shala dhe ministrit të Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani.

Ai tha se përmes kësaj proteste kërkojnë nga organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet, pasi me mosveprimin e tyre këta zyrtar shtetëror kanë shkaktuar tragjedi.

“Nuk guxojmë të lejojmë të kemi institucione të tilla të papërgjegjshme”, tha Çeku, duke shtuar se le të shërbejë kjo si pikë kthese ku qytetarët të kërkojnë përgjegjësi nga institucionet shtetërore.

Ai tha se mosveprimi i zyrtarëve shtetëror është shkaktar i drejtpërdrejtë i vdekjes së Xheneta Gashit.

Çeku po ashtu tha se një tjetër obligim ndaj familjes së Xhenetës është që të solidarizohemi edhe financiarisht për t’ia siguruar familjes një kulm në kokë, atë që institucionet tona nuk ia siguruan.

Ai tha se së shpejti do të njoftojnë opinionin për veprimet e tjera.

Ndërkohë që grupi i OJQ-ve dhe mediat parakaluan deri te shtëpia ku u rrëzua, ndërkohë organizatorët kërkuan nga qytetarët të mos i ofrohen asaj pjese pasi ekziston ende rrezik në atë pjesë.

15/06/2016 12:30-Dërguti: Muja, Agani e Shala përgjegjës për vdekjen e trevjeçares

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, tha se përgjegjës për këtë tragjedi që ka ndodhur është kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja, ministri i  Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani si dhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Shala.

Sipas saj, si nënë e kupton shumë mirë pozicionin e nënës së Xhenetës, e cila humbi vajzën e saj nën gërmadhat e një objekti të vjetër të Prizrenit.

“Degradimi i trashëgimisë kulturore përgjatë këtyre viteve është duke ndodhur. Janë  djegë shumë objekte të ndryshme trashëgimore. OJQ ‘Ec më ndryshe’, i ka ngritur çështje, por që kanë rënë në vesh të shurdhët nga institucionet përgjegjëse”, tha ajo.