Please enter at least 3 characters.

Kërkimi i trupave të 5 personave që u mbytën në shpellën e Maldives shkon keq, humb jetën edhe zhytësi i shpëtimit

Një zhytës i ekipeve të kërkimit ka humbur jetën gjatë operacionit për gjetjen e trupave të turistëve italian që kishin eksploruar shpella nënujore në Maldive, ka konfirmuar presidenti i vendit.

Pesë shtetas italianë humbën jetën të enjten në një aksident gjatë zhytjes me skuba.

Ministria e Jashtme e Italisë bëri të ditur se grupi po eksploronte shpella në atollet Vaavu, në një thellësi rreth 50 metrash.

Të shtunën, presidenti i Maldiveve Mohamed Muizzu konfirmoi edhe një viktimë të gjashtë.

Në një deklaratë, ai tha se vdekja e një zhytësi të Forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Maldiveve gjatë kërkimeve ishte një lajm shumë i dhimbshëm dhe tronditës për vendin.

Operacioni i kërkimit rifilloi pas pengesave nga moti i keq, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për trupat e mbetur në shpellë.

Autoritetet thanë se disa ekspertë të zhytjes së thellë nga Italia janë duke u përfshirë në operacionin e kërkimit dhe rikuperimit.

Sipas familjarëve të viktimave, kushtet në momentin e zhytjes ishin të vështira, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/