Kërcënon ish-të dashurën me pistoletë lodër
29/01/2018
Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person pasi i njëjti me një pistoletë lodër kishte kanosur ish-të dashurën e tij.
Rasti ka ndodhur të dielën në ora 22:40 në Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


