Please enter at least 3 characters.

Kërcënim me bombë në Gjykatën e Lartë të SHBA-së, evakuohet personeli

2021/01/Screenshot_1-61.png

Ekziston një kërcënim me bombë dhe Gjykata e Lartë po evakuohet, konfirmon një zyrtar i njohur për CNN-in.

Kjo e fundit ka konfirmuar se ka pasur një prani të Gardës Kombëtare në rritje në momentet e fundit.

Kujtojmë se gjatë ditëve të kaluara ishin evakuuar të gjithë nga Shtëpia e Bardhë pasi kishte shpërthyer një zjarr, i cili shumë shpejt u lokalizua.

Ndërtesa e Gjykatës së Lartë gjendet përtej rrugës që dërgon drejt Kongresit amerikan, ku presidenti i zgjedhur, Joe Biden do të bëjë betimin në mesditë.

Ndryshe, Trump tashmë është larguar nga Uashingtoni në drejtim në Floridas. /Telegrafi/