Please enter at least 3 characters.

Këngëtari ndërron jetë pas kollapsit në skenë (Video, +18)

2016/04/mam.jpg

Këngëtari Papa Wemba, i cili njihej si ylli i muzikës kongoleze, ka vdekur në skenë gjatë një koncerti në Bregun e Fildishtë.

Në videon e publikuar në YouTube, shfaqet këngëtari duke u rrëzuar, ndërsa kërcimtarët vazhdojmë performancën, pa e ditur se çfarë po ndodhte në të vërtetë.

Reuters shkruan se Papa Wemba që ishte 66 vjeçar, ndërroi jetë para se të mbërrinte në spital, ndërsa shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta, transmeton TCH.

Wemba e ka nisur karrierën që prej vitit 1969, ndërsa muzika e tij ishte një përzierje mes asaj kubane dhe perëndimore.

Stili i tij u bë një nga më të pëlqyerit në Afrikë.