Please enter at least 3 characters.

Kënga e re e Encës brenda një jave, shikoni si e paralajmëron (Foto/Video)

2016/01/Enca1.jpg

Enca Haxhia së shpejti do të vijë me projektin e saj më të ri muzikor që titullohet “Call Me Goddess”.

Kënga e re do të vijë pas suksesit të “Soul Killa”, ndërsa do të kompletohet edhe me videoklip.

“‘Call Me Goddess’. Kam punuar shumë për këtë, por e di se do ta doni. Del brenda një jave”, ka shkruar Enca në njoftimin e saj.

Por, ajo që tërheq vëmendje, është edhe fotografia me të cilën e ka bërë paralajmërimin.

Ndërsa në videon e mëposhtme mund të shihni një pjesë të shkurtër nga xhirimet. /Telegrafi/