Please enter at least 3 characters.

Kendall Jenner rrëfen historinë prekëse të së kaluarës: Shkoja në shkollë dhe më tallnin të gjithë

2019/01/kendall1.jpg
293:"LAS VEGAS, NEVADA - NOVEMBER 09: Model and television personality Kendall Jenner, Recipient of the "Icon of the Year" award, shows off her award during Revolve's second annual #REVOLVEawards at Palms Casino Resort on November 9, 2018 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Gabe Ginsberg/Getty Images)
12:"Getty Images

Kendall Jenner është një prej modeleve më të admiruara në botë.

Megjithatë, jo gjithçka ka qenë e përkryer në jetën e saj, ngase ndryshe nga motrat e saj të famshme, Kendall ka pasur më shumë probleme në adoleshencë.

Këtë e ka treguar së fundmi, teksa i është përgjigjur sfidës virale tashmë në Instagram, "10 Years Challenge".

Ajo ka publikuar një fotografi të realizuar në ditët e sotme, dhe e ka krahasuar atë me një nga imazhet që ka realizuar në kohën kur ishte adoleshente.

Jenner ka shkruar në mbishkrimin e fotografinë se kur ishte 13 vjeçe largohej nga shkolla duke qarë, ngase fëmijët e tjerë e ngacmonin për lëkurën e saj të ashpër.

Mirëpo gjërat ndryshuan kur Kendall u bë e famshme, dhe fitoi miliona nga profesioni i saj si modele.

Duket se të kaluarën e saj jo fort të këndshme, modelja e sheh si një histori suksesi pasi pavarësisht gjithçkaje, nuk duhet dorëzuar asnjëherë. /Telegrafi/