Kemi zbuluar recetën e cila është më e mirë se seksi! (foto)
Mjaft lehtë përgatitet, ndërkaq shija është e mrekullueshme. Të mos themi – orgazmike!Nevojiten:▪ 500 g patate të përgatitura – pure ▪ 250 g kaçkavall me shumë yndyrë ▪ 200 g proshutë të prerë në feta të holla ▪ 2 vezë ▪ 150 g thërrmija buke ▪ gjysmë luge majdanoz të grirë ▪ 1 lugë djathë parmezanPërgatitja:
Nga pureja bëni toptha dhe në secilën fusni një copës djathi.
Topthat njomni në vezët e trazuara, pastaj në përzierjen e thërrmijave të bukës, parmezanit dhe majdanozit të grirë imët.
Të gjithë topthat mbështillni me proshutë dhe në to fusni shkoptha helli të cilat më parë i keni njomur me ujë.
Topthat fërgoni në vaj të nxehtë disa minuta, duke mbajtur me gishta skajin e hellit në mënyrë që t’i rrotulloni topthat që të piqen në të gjitha anët njësoj.
Kur t’i piqni, vendosni në peshqir letre që të kullohen nga teprica e yndyrës. /Telegrafi/


