Kek i shkërmoqur me dredhëza
I njohur si “English Crumble”, kjo recetë është një ëmbëlsirë angleze e kohë së Luftës II Botërore.
Është mjaft e këndshme, e lehtë dhe e përshtatshme për kohën e çajit. Mund ta shoqëroni me akullore dhe krem të freskët.
Përbërësit:▪ 500 gr dredhëza ▪ 1 lugë çaji pluhur pjekës ▪ 50 gr sheqer ▪ 75 gr sheqer kaf ▪ 110 gr miell ▪ 1 shkop vanilje ▪ 25 gr bajame (të grira) ▪ 100 gr bajame (me feta) ▪ 75 gr gjalpë ▪ 200 ml krem (e rrahur për ta shërbyer)Përgatitja:
Dredhëzat e pastruara dhe të prera i vendosni në tavën ku do piqni ëmbëlsirën.
I spërkasni me sheqer të bardhë me të cilin janë bashkuar dhe farat e shkopit të vaniljes, shtoni bajamet e grira
Në një enë tjetër përgatisni shtresën që do vendosni sipër dredhëzave, duke përzier miellin me pluhurin pjekës, më pas gjalpin. Këtë masë e thërrmojeni me duar, pasi duhet e shkrifët, derisa gjalpi të këtë krijuar me miellin një masë të ngjashme me tërshërën.
I shtoni këtij brumi të shkrifët sheqerin kaf dhe bajamet e grira në feta, duke e përzier me dorë. Këto procedura mund t'i kryeni edhe me mikser, por pa i bluar më shumë seç duhet përbërësit.
Gjithë masën e thërrmuar hidheni sipër dredhëzave, duke u munduar t'i mbuloni të gjitha.
Piqeni tavën për 30 minuta në 200 gradë.


