KB Trepça do të luftojë për vendin e tretë
Sipas Shaban Baksit, nënkryetar i Trepçës, përgatitjet kanë filluar me kohë edhe pse në kushte jo të mira. Sipas tij synimi i Trepçës këtë stinor është vendi i tretë apo i katërt.
“Duke parë grupin e lojtarëve që kemi momentalisht dhe gjendjen financiare, synimi ynë është pozita e tretë apo e katërt. Por, nëse kemi start të mirë dhe na bashkëngjitet ndonjë sponsor i ri, atëherë synimet tona do të ndryshojnë, mbase do t’i futemi edhe luftës për titull”.
“Problemi kryesor, mbetet palestra. Nëse ajo rregullohet sipas premtimit, në shtator, synimi do të jetë titulli” deklaroj Baksi për Zërin.
Në lidhje me përforcimet e mundshme Baksi tha se të premten arrijnë tri përforcimet me të cilët kanë nënshkruar kontratë. Një amerikan i cili luan në pozitat 4 dhe 5, një qendër nga Shqipëria dhe Artin Gashi nga Peja.
Baksi tha se kanë mungesë në pozitën e organizatorit, por beson se vëllezërit Tahiri do ta mbulojnë me sukses atë pozitë. /Telegrafi/


