Kawhi me paraqitje fantastike, Clippers triumfojnë ndaj Timberwolves
Gjatë natës u zhvilluan gjashtë ndeshje në NBA, ku të gjitha skuadrat fituese treguan efikasitet të madh në sulm, duke mos shënuar më pak se 117 pikë.
Performanca më mbresëlënëse erdhi nga Los Angeles Clippers, të cilët realizuan plot 153 pikë në fitoren bindëse ndaj Minnesota Timberwolves me rezultatin 153:128.
Ylli i skuadrës nga Los Angeles, Kawhi Leonard, ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar 45 pikë dhe duke realizuar një përqindje fantastike në gjuajtje nga fusha, 15 nga 20 tentativa. Te skuadra humbëse u dallua Anthony Edwards, i cili realizoi 36 pikë.
Fitore bindëse arriti edhe Denver Nuggets, që mposhtën Houston Rockets me rezultatin 129:93.
Ndërkohë, një nga surprizat e mbrëmjes ishte triumfi i Orlando Magic ndaj Cleveland Cavaliers me shifrat 128:122. Po ashtu, New York Knicks fituan në transfertë ndaj Utah Jazz me rezultatin 134:117.
Në përballjet e tjera, New Orleans Pelicans mundën Toronto Raptors 122:111, ndërsa Charlotte Hornets triumfuan ndaj Sacramento Kings me rezultatin 117:109.
Rezultatet:
Orlando – Cleveland 128:122
New Orleans – Toronto 122:111
Utah – New York 117:134
Denver – Houston 129:93
Sacramento – Charlotte 109:117
LA Clippers – Minnesota 153:128


