Please enter at least 3 characters.

Kate dhe William janë gati të thyejnë traditën mbretërore, për të mbrojtur lumturinë e Princit George

2020/07/GettyImages-1166050314-e1594717964541.jpg
295:"LONDON, UNITED KINGDOM - SEPTEMBER 5: Princess Charlotte arrives for her first day of school, with her brother Prince George and her parents the Duke and Duchess of Cambridge, at Thomas's Battersea in London on September 5, 2019 in London, England. (Photo by Aaron Chown - WPA Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Është thënë se princi William dhe Kate Middletton mund të vendosin të shkëputen nga tradita mbretërore për të mbrojtur lumturinë e princit George.

Ekspertja mbretërore, Ingrid Seward, thotë se qasja moderne e çiftit mbretëror për të rritur tre fëmijët e tyre dhe pritja pozitive që kjo merr nga publiku mund të ndikojë në qasjen e tyre ndaj traditave të caktuara.

Pasi princi George tani ka arritur moshën gjashtëvjeçare, mendimet kthehen në të ardhmen e tij arsimore.

Princi George (Foto: Richard Pohle - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Prindërit e tij shkuan në shkolla me konvikt në rininë e tyre, ashtu si vepruan shumica e anëtarëve të Familjes Mbretërore.

Por, zonja Seward nuk do të befasohej nëse princi i ri mbahet larg sistemit të shkollës së konviktit, i cili ndikoi negativisht te gjyshi i tij, princi Charles. Ajo sinjalizoi se duka dhe dukesha mund të ndiqnin një rrugë të ndryshme për princin George për të mbrojtur lumturinë e tij.

Familja mbretërore (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Duke folur për revistën spanjolle Quien, Seward tha se duka dhe dukesha mund të ndiqnin një rrugë të ndryshme për princin George për të mbrojtur lumturinë e tij.

"Ne jemi mësuar të shohim anëtarët e familjes mbretërore që shkelin traditat kohëve të fundit, kështu që nuk do të jetë tronditëse, nëse ata bëjnë zgjedhjet e tyre kundër rregullave. Kate dhe William janë prindër modernë dhe do ta peshojnë vendimin me shumë kujdes".

"Unë mendoj se ata do të presin për të parë se si zhvillohen personalitetet e fëmijëve dhe të marrin parasysh nëse ata do të ishin të lumtur apo jo të jetonin larg shtëpisë", ka deklaruar ajo. /Telegrafi/