Kate Cassidy fshin tatuazhet për Liam Payne, por zbulon arsyen e vërtetë
Kate Cassidy, e dashura e artistit të ndjerë Liam Payne, ka vendosur të heqë disa prej tatuazheve që i kishte bërë në kujtim të këngëtarit, duke sqaruar se vendimi nuk ka lidhje me kuptimin emocional të tyre.
Influencuesja 27-vjeçare publikoi një video në TikTok ku shihet duke iu nënshtruar trajtimit me lazer për heqjen e tatuazheve në gishtat e saj, përfshirë një palë krahë engjëjsh dhe numrin “4”.
Ajo tha se i do shumë historinë dhe domethënien e këtyre tatuazheve, por nuk ishte e kënaqur me vendosjen dhe mënyrën si ishin realizuar.
Cassidy shpjegoi se tatuazhet ishin bërë si dedikim për Liam Payne, i cili humbi jetën në tetor të vitit 2024 pas rënies nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.
Krahët e engjëjve lidhen me fjalët e saj pas vdekjes së këngëtarit, kur ajo e quajti atë “engjëlli im”, teksa numri 444 kishte një kuptim të veçantë për çiftin.
Ajo tregoi se synon t’i ribëjë tatuazhet në një stil më të hollë dhe në një pozicion tjetër.
Pas disa komenteve nga fansat që e akuzuan se nuk e dashuron më Liamin, Cassidy reagoi duke sqaruar se po i heq vetëm për arsye estetike dhe jo për të fshirë kujtimin e tij.
@kateecass Replying to @Sammi Herrera🥀🖤 ♬ original sound - Kateecass
“Domethënia e të gjitha tatuazheve të mia është shumë e veçantë për mua. Nuk po i heq për asnjë arsye tjetër, përveç faktit që dua t’i ribëj diku tjetër dhe në një mënyrë më të mirë”, tha ajo. /Telegrafi/
@kateecass pre wedding festivities i love this trend @Liam Payne ♬ Disco - Surf Curse


