Please enter at least 3 characters.

Karvani “përSHËNDETje” ndalet në Krajkovë të Drenasit

Karvani shëndetësor “përSHËNDETje” ka ndaluar sot në fshatin Krajkovë të komunës së Drenasit, ku qytetarët patën mundësi të përfitojnë nga shërbime falas mjekësore dhe këshilla profesionale për kujdesin shëndetësor.

Aktiviteti u organizua nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala”, me qëllim të rritjes së vetëdijes për rëndësinë e kontrolleve parandaluese dhe kujdesit të rregullt shëndetësor, përcjell Telegrafi.



Gjatë këtij aktiviteti, qytetarëve iu ofruan matje të tensionit të gjakut, nivelit të sheqerit dhe këshilla mjekësore, të gjitha pa pagesë.

Nga drejtoria u theksua se shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve mbeten prioritet i përhershëm, ndërsa u falënderuan ekipet profesionale mjekësore dhe të gjithë banorët që morën pjesë në këtë nismë të dobishme për komunitetin. /Telegrafi/