Please enter at least 3 characters.

Karius nuk është paguar për katër muaj nga Besiktasi, portierit i qëndron Liverpooli në krahë

2019/03/690.jpg

Karriera e Loris Karius ka qenë në qendër të vëmendjes së medias për pothuajse një vit.

Kthehemi në maj dhe i kujtojmë dy gabimet e portierit gjerman në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit që thjesht tronditën botën e futbollit.

Asnjëherë më parë asnjë portier nuk ka prodhuar dy gabime në një ndeshje të tillë të profilit të lartë, që kushtoi Liverpoolit me trofe.

Loris Karius . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Në verë Reds blen Alisson Beckerin nga Roma, ndërsa Karius u dërgua huazim te Besiktas. Fillimisht e nisi mirë, por trajneri i Besiktasit, Senol Gunes më vonë ishte mjaft i mërzitur me gjermanin.

Karius ka paraqitur një ankesë në FIFA duke kërkuar që të ndërmarrin veprime, pasi nuk ia kanë paguar pagat e tij për katër muajt e fundit.

Klubi i Liverpoolit është pas portierit dhe i gatshëm ta ndihmojë në çdo situatë. Në fakt, ata po japin ndihmë dhe mbështetje për Kariusin dhe janë të angazhuar në bisedime të vazhdueshme me përfaqësuesit e tij.

Marrëveshja e huazimit është për dy vite që do t’iu kushtojë turqve 2.25 milionë funte. Besiktas do të jetë i detyruar ta blejë Kariusin në verën e vitit 2020, për 7.25 milionë funte.

Është një situatë e keqe për portierin, por të paktën ai ka mbështetjen e klubit të tij Liverpoolit. /Telegrafi/