Please enter at least 3 characters.

Karim Benzema pensionohet nga futbolli ndërkombëtar

2022/11/benzema-2-1.jpg

Karim Benzema është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar, pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Sulmuesi nuk arriti të bënte një paraqitje të vetme në këtë turne, pasi shkaku i lëndimit, ai u detyrua që të kërkonte kohë të rikuperohej.

Mirëpo, derisa Franca arriti në finale të Botërorit, Didieri Deschamps nuk e ftoi Benzeman që të luante në ndeshjen e fundit, edhe pse ishte i gatshëm.

“Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenare për këtë!”.

“Unë kam shkruar historinë time dhe e jona po mbaron”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, duke konfirmuar pensionimin.

Ai e bëri debutimin në vitin 2007 me Les Blues, duke shënuar 37 gola në 97 paraqitje. /Telegrafi/