“Kapiteni nuk preket”, Rakitic reagon ashpër ndaj planit të Barcelonës për ta lënë në stol Ter Stegen
Barcelona është kritikuar për vendimin që mori në lidhje me të ardhmen e Marc-Andre Ter Stegen, pasi Ivan Rakitic ka deklaruar se portieri duhet të jetë zgjedhja e parë. Ish-mesfushori i Barcelonës, Rakitic, ka mbështetur fuqishëm që Ter Stegen të mbetet portieri i padiskutueshëm numër një nën drejtimin e trajnerit gjerman.Në një intervistë për COPE, Rakitic ka këmbëngulur se portieri gjerman duhet të luajë para opsioneve të tjera si blerja e re, Joan Garcia, duke e quajtur vendimin “shumë të lehtë” dhe duke e cilësuar Ter Stegen si portierin më të mirë në botë.Ter Stegen, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim, është informuar se nuk do të jetë as zgjedhja e parë, e as e dytë këtë sezon, me Garcia dhe veterani Wojciech Szczesny që preferohen më shumë, gjë që ka shkaktuar zhgënjim te gjermani.Megjithatë, Rakitic theksoi se lidershipi i Ter Stegen, roli i tij si kapiten dhe statusi elitar në futbollin evropian duhet të jenë faktorë të mjaftueshëm që ai të jetë pjesë e formacionit titullar.


