Kapet me karikator të armës në Aeroportin e Prishtinës
19/10/2025
Gjatë kontrolleve në Aeroportin “Adem Jashari”, është kapur një shtetas i huaj i cili mbante pa leje një karikator të armës së gjatë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:50, kur gjatë kontrollit të pasagjerëve në shkuarje, në posedim të të dyshuarit është gjetur një karikator i zbrazët i armës së gjatë.
Karikatori është konfiskuar nga autoritetet.
Megjithatë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe ndaj tij do të vazhdojë procedura në rrugë të rregullt ligjore. /Telegrafi/


