Please enter at least 3 characters.

Kante planifikon largimin nga Chelsea në verë

2019/12/NGoloKante-2-e1577695751585.jpg
239:"LILLE, FRANCE - OCTOBER 02: N'Golo Kante of Chelsea celebrates during the UEFA Champions League group H match between Lille OSC and Chelsea FC at Stade Pierre Mauroy on October 02, 2019 in Lille, France. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)
12:"Getty Images

N'Golo Kante është duke menduar të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të verës, ndërsa Real Madridi është destinacioni i tij.

Kampioni i botës konsiderohet si një ndër mesfushorët më të mirë defensivë dhe ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Bluve prej se u transferua në Stamford Bridge në vitin 2016.

Megjithatë, është duke u spekuluar se 28-vjeçari po kërkon një sfidë të re dhe Reali është klubi i duhur ku mund t’i realizojë qëllimet e tij.

N'Golo Kante (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Los Blancos janë të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë funte (117 milionë euro) për blerjen e Kantes gjatë verës që vjen.

Lojtari besohet se ka raporte të mira me trajnerin e Madridit, Zinedine Zidane, i cili ka nevojë për më shumë energji në mesfushë.

Bayern Munichu dhe Juventus janë destinacionet tjera për Kanten, mirëpo ai e favorizon kalimin në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/