Kanos zyrtarin policor gjatë detyrës, arrestohet një burrë në Pejë
21/05/2025
Një burrë kosovar është arrestuar në rrugën “Wilson” në Pejë, nën dyshimin se ka kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:30.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/


