Kane thyen rekordin e Del Pieros në Ligën e Kampionëve
318:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 26: Harry Kane of Tottenham Hotspur celebrates after scoring his team's fourth goal during the UEFA Champions League group B match between Tottenham Hotspur and Olympiacos FC at Tottenham Hotspur Stadium on November 26, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
(Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
27/11/2019
Harry Kane është bërë lojtari që i ka shënuar më shpejt 20 gola në Ligën e Kampionëve, pas shkëlqimit në fitoren e Tottenham Hotspur (4-2) ndaj Olympiacos.
Sulmuesi anglez i shënoi dy gola për Spursat në triumfin që skuadra e tij e arriti me përmbysje, pasi u gjet në disavantazh prej dy golash.
Në këtë mënyrë, 26-vjeçari e ka arritur shifrën prej 20 golash në 24 paraqitje në garën më të madhe evropiane për klube.
Kjo ka bërë që ai ta thyejë rekordin e mëparshëm që mbahej nga legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili i kishte shënuar 20 gola brenda 26 ndeshjesh.
I treti në renditje ka mbetur ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit, Ruud van Nistelrooy, i cili i kishte shënuar njëzet gola në 27 paraqitje. /Telegrafi/


