Please enter at least 3 characters.

Kandidati i përbashkët i opozitës për Tiranën, dalin detaje nga mbledhja

Delegatët e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kanë zhvilluar takime këtë të mërkurë me aleatët për të gjetur një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës.

Mbas mbledhjes, burime bëjnë me dije se kandidatët e opozitës kanë propozuar: Ermal Hasimja, Edlira Çepani dhe Florian Haçka.

Pas takimit, në deklaratat për mediat folën Belind Këlliçi, Ilir Alimenhmeti dhe deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, të cilët kanë bërë me dije se është rënë unanimisht dakord për faktin që opozita do të dalë me një kandidat të vetëm.

Më konkretisht, Erald Kapri, është shprehur se opozita duhet të gjejë një kandidat që nuk i përket partive politike.

“Është totalisht e kundërta e Manastirliut. Një njeri profesion publik dhe që ka shanset dhe që është totalisht tjetër. Nuk po vëmë kusht për emrin, vetëm të jetë jashtë partive politike.”-tha Kapri për mediat.

Nga ana tjetër ka folur dhe Belind Këlliçi, bashkë me Alimehmetin, kanë thënë se kanë lajmin e mirë.

“Kemi dakordësuar për faktin që do duhet të gjejmë një kandidaturë që duhet të unifikojë të gjithë spektrin opozitar. Dakordësia në parim është arritur për të gjetur një emër. Për propozime kemi diskutuar emra të përveçëm”, tha Këlliçi. /Euronews/