Please enter at least 3 characters.

"Kandidat serioz" - Blaz Sliskovic shihet si përzgjedhësi i ri i Kosovës

2023/11/blaz.jpg

Duket se Kosova është në prag të emërimit të një përzgjedhësi të ri, sidomos nga raportimet e fundit që vijnë nga jashtë vendit.

Mediumi boshnjak “Sportske” raporton se Blaz Sliskovic pritet të emërohet selektor i Dardanëve.

“Siç mësojmë, Sliskovic është kandidati më serioz për pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës”, raporton mediumi boshnjak.

“Si lojtar dhe trajner la gjurmë të dukshme te Hajduku, më herët ishte kandidat për stolin e Kombëtares së Kosovës. Tashmë duket se është shumë afër Kosovës”.

“Sliskovic, në të gjitha skuadrat dhe kombëtaren, praktikon futbollin sulmues, dhe ishte veçanërisht i prirur të angazhonte lojtarët e rinj”.

“Baka pati një karrierë mbresëlënëse si lojtar. Përveç në vendlindjen e tij Velezh, ai luajti me sukses në Hajduk, Marseille, Pescara, Olympique, Rennes...”, thuhet në raportimin e Sportske.

Në aspektin e kombëtareve, ai ka drejtuar vetëm Bosnje dhe Hercegovinën, duke u fokusuar më shumë në klube, ndër to si, KF Tirana, Hajduku i Splitit, Alba Lulia.../Telegrafi/