Please enter at least 3 characters.

Kampionati në çiklizëm, kufizime në qarkullim në këto segmente rrugore

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët se për shkak të mbajtjes së Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm 2026, sot më 24 qershor dhe të enjten, më 25 qershor 2026 do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim në segmentet rrugore të përfshira në itinerarin e garës.

Dita e parë – 24 qershor 2026 (Kronometër Individual – ITT)

• Fillimi i garës: ora 10:00

• Itinerari: Ferizaj – HIB Petrol (Bibaj) – Babush, në segmentin e autostradës “Arbër Xhaferi” dhe anasjelltas

• Përfundimi i paraparë: ora 12:00

Dita e dytë – 25 qershor 2026 (Road Race)

• Fillimi i garës: ora 10:00

• Itinerari: Ferizaj (Bibaj) – Hani i Elezit – Ferizaj – Trudë

• Gjatësia e garës: 100 km

• Përfundimi i paraparë: ora 13:00 në Trudë

“Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të planifikojnë lëvizjet e tyre me kohë dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimin e vendosur përgjatë rrugëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/