Please enter at least 3 characters.

Kampionati Botëror në skijim, Jansrud triumfon lëshimin në Kvitfjell

2017/02/KjetilJansrud.jpg

Norvegjezi Kjetil Jansrud ka bërë një hap të madh drejt fitores së titullit kampion në radhitjen përfundimtare të Kampionatin Botëror në skijim. Duke përfituar nga epërsia e terrenit nikoqir, ai triumfoi të shtunën para publikut të vet në lëshimin, i cili u mbajt në Kvitfjell.

Jansrud u radhit i pari duke lënë në pozitën e dytë konkurrentin kryesor të tij në garën për titullin e kampionit, respektivisht për Kristalin e vogël, italianin Peter Fill, nga i cili ishte më i mirë për 0.08 të qindtat e sekondës.

Me fitoren e sotme, epërsia e tij në klasifikimin botëror është rritur në 33 pikë, ndërkohë që ka mbetur edhe vetëm një garë, transmeton KP.

Vendi i tretë në Kvitfjell i takoi zviceranit Beat Feuz i cili kishte një mbetje prej 0.14 të qindtat e sekondës.

Jansrud është skiatori i parë i cili këtë sezon ka shënuar dy fitore, pasi paraprakisht në dhjetor triumfoi në Val d'Isereu.

Gara e fundit në disiplinën e lëshimit do të mbahet më 15 mars në Aspen.