Please enter at least 3 characters.

Kamioni që po i transportonte mbi 20 vetura humbi kontrollin dhe mbeti i kacavjerrë në urë (Foto)

2016/09/Kamioni-që-po-i-transportonte-mbi-20-vetura-humbi-kontrollin-dhe-mbeti-i-kacavjerrë-në-urë-foto.jpg
23:"© Peoples Daily Online

Një kamion gjigant që po transportonte dhjetëra vetura, e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga ura që ndodhet në Qingyang të Kinës.

Për fat të mirë, shoferi dhe ndihmësi i tij që ndodheshin në kabinë ia kanë dalë të largohen dhe të shpëtojnë pa lëndime, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar disa ekspertë, të cilët e kanë kthyer sërish në rrugë makinën me rimorkion e gjatë ku ishin 23 vetura.

Gjatë intervistës në Polici, shoferi ka rrëfyer se e ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga ura, duke qëndruar për një kohë i kacavjerrë në 150 metra lartësi. /Telegrafi/