Kamioni përplaset në portën e ambasadës ruse në Dublin, policia irlandeze arreston një person
07/03/2022
Një burrë është arrestuar, pasi me një kamion është përplasur në portën e ambasadës ruse në Dublin.
Mediat britanike raportojnë se askush nuk është lënduar në këtë “incident”, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, policia e kryeqyteti irlandez, ka bërë të ditur se janë duke hetuar incidentin.
E për shkaqe sigurie, rrugët në afërsi të ambasadës ruse janë mbyllur përkohësisht.
Transmetuesi publik i Irlandës, RTE ka publikuar videon e momentit kur kamioni përplaset në portën e ambasadës ruse në Dublin. /Telegrafi/


