Please enter at least 3 characters.

Kalon në të kuqen, vajza e milionerit ukrainas shtyp për vdekje pesë këmbësorë dhe lëndon pesë tjerë (Foto/Video, +18)

2017/10/1-389.jpg

Pesë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë tjerë janë lënduar, kur një veturë shtypi këmbësorët në trotuar në qytetin ukrainas Kharkiv, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur në profilin e tyre zyrtar në Facebook, se shoferi i veturës është arrestuar dhe është duke u marrë në pyetje për mosrespektim të rregullave të komunikacionit, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, Mirror raporton se bëhet fjalë për vajzën 20-vjeçare të një milioneri, e cila kishte kaluar në të kuqen duke shtypur këmbësorët.

Alyona Zaiteseva ishte ajo që ishte pranë timonit që la të vdekur pesë persona dhe lëndoi gjashtë tjerë, ndërkaq truprojat e saj që ishin pas saj me dy vetura tjera kanë bllokuar rrugën për disa minuta për ta mbrojtur Zaitsevan nga turma e nervozuar. /Telegrafi/

Alyona Zaitesev

Milioneri, Vasily Zaitsev