Please enter at least 3 characters.

Kallëzim penal për 23 vjeçarin i cili përdori kartelën e huaj bankare

2016/01/prishtin-euml-i-l-euml-n-euml-besim-kartel-euml-n-e-bank-euml-s-ai-i-t-euml-rheq-shum-euml-t-euml-m-euml-dha-parash_hd.jpg

Njësia për Krim Ekonomik dhe Kopjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër A.T (23) nga Shkupi për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale "përdorim të rremë të kartelës pagesore".

Sipas policisë, gjatë muajit mars të këtij viti, ai kundërligjshëm ka marrë të dhëna bankare nga kartelë e vërtetë dhe të dhëna personale dhe më pas i ka përdorur në 16 transakcione për blerjen e shërbimeve të ndryshme.

"Në këtë mënyrë ai ka përdorur para të huaja në vlerë prej 31.659 denarë", thonë nga policia./Telegrafi/