Please enter at least 3 characters.

Kallëzim penal kundër kryetarit të Tuzit, Gjeloshaj nesër do të paraqitet në Prokurori

2021/03/5302747_nik_ls.jpg

Nik Gjeloshaj do të merret në pyetje nesër në orën 9:00 të mëngjesit në Prokurorinë Themelore të Shtetit të Malit të Zi.

Kryetarit të Komunës së Tuzit i është ngritur një kallëzim penal shkaku i thirrjes për rezistencë më 25 shkurt, raporton rtcg.

Siç është njoftuar, Gjeloshaj, pas dëgjimit, do të japë një deklaratë për publikun.

Akuzat penale u ngritën kundër kryetarit të Tuzit dhe dy personave të tjerë, pasi objektet hotelierike u hapën në Tuzi më 25 shkurt, me,gjithë masat epidemiologjike.

Ndryshe, Policia e Malit të Zi ka pasur një urdhër-arrest për politikanin shqiptar, por të cilën gjë nuk e kanë zbatuar. /Telegrafi/