Kafjall ideal për agjërim në ujë: Pulendër kreshmore me oriz dhe qumësht
17/03/2017
Frymëzohuni me këtë recetë duke kombinuar shijet për një mëngjes të shëndetshëm dhe plot energji.Përbërësit:- 6 lugë drithëra tërshëre, - 500 ml qumësht orizi, - 3 banane të pjekura, - 100 g arra të bluar dhe të grira, - 2 lugë sheqer, - 2 lugë mjaltë, - 1 lugë e vogël kanellë.Përgatitja:
Në pjatë shtypni me pirun dy banane.
Në një tenxhere të vogël ngrohni qumështin e orizit, shtoni drithërat e tërshërës dhe sheqerin dhe zini në temperaturë mesatare 2 – 3 minuta.
Pastaj përzieni arrat dhe bananet, përzieni dhe zini edhe 2-3 minuta derisa përbërja të bëhet e qullët.
Hiqeni nga shporeti, prisni që të ftohet pak, pastaj përzieni mjaltin dhe kanellën, ndani në dy porcione, shtoni rrathët e prerë të bananes së mbetur. /Telegrafi/


