Ka njerëz që nuk i pëlqejnë motrat Vjollca?!
Në ditët e sotme njerëzit zakonisht përpiqen të gjejnë të metat e personazheve të ekranit, duke u ankuar disa për zërin e dikujt, e disa për shfaqjen thuajse të përditshme të dikujt tjetër në televizor.
Mirëpo, ndryshe ndodh për dy motrat simpatike, Luana dhe Marina Vjollca, që janë bërë të famshme falë ekranit të Top Channel. Megjithatë, është “për t’u çuditur” se ka njerëz që nuk i pëlqejnë as ato.
“Ka shumë njerëz që kur na shohin, flasin për gjëra që ndoshta nuk u pëlqejnë, sepse edhe ne nuk jemi perfekte. Ka nga ata që pëlqejnë më shumë Luanën, ka edhe nga ata që pëlqejnë më shumë Marinën. Raporti është i ndërsjellët, edhe pse përgjithësisht komentet që hasim nëpër rrjete sociale janë pozitive për të dyja, gjë që na bën të ndihemi shumë të plotësuara dhe na nxisin të punojmë edhe më shumë”, ka thënë Marina për emisionin Pasdite në Top Channel.
Ato kanë sqaruar se Marina më së shumti personifikohet si “e ëmbla, derisa Luana personifikohet si “vajza seksi”.
“Kur dalim bashkë i përmbushim thuajse të gjitha kriteret, ndërsa kur ndahemi veç e veç secila nga ne ka mangësi”, ka deklaruar Marina. /Telegrafi/


