Please enter at least 3 characters.

Juventusi në bisedime të avancuara me talentin e Unitedit

2020/01/Chong-e1578490772302.jpg
233:"WOLVERHAMPTON, ENGLAND - JANUARY 04: Tahith Chong of Manchester United looks on during the FA Cup Third Round match between XX and XX at Molineux on January 04, 2020 in Wolverhampton, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Përpjekjet e Juventusit për të nënshkruar me të riun e Manchester Unitedit, Tahith Chong, besohet se janë në një fazë të avancuar.

Bianconerët kanë qenë admirues të njohur të 20-vjeçarit tash e sa kohë.

Chong raportohet se dëshiron të largohet nga Old Trafford në kërkim të futbollit të ekipit të parë, dhe IlBianconero.com sugjeron që një marrëveshje me Juventusin është afër.

Holandezi i ka mbetur në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me skuadrën e Ligës Premier dhe sipas The Sun, Juve i ka ofruar lojtarit 30 mijë funte në javë për të nënshkruar për kampionët italianë.

Chong në aksion me fanellën e Unitedit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Chong ka bërë vetëm dy paraqitje në Ligën Premier këtë sezon, por ka luajtur edhe në Ligën e Evropës dhe Kupën FA.

Sulmuesi anësor nënshkroi me Unitedin nga Feyenoord në verën e vitit 2016. /Telegrafi/