Please enter at least 3 characters.

Juventus ka tubuar 598 pikë në shtatë vite, përcjellët nga Napoli, Roma dhe Lazio

2018/02/184149090-8581cabf-da8d-47ab-a8c3-6f338e9e992b.jpg

Juventusi ka arritur që ta mbizotërojë Serie A në vitet e fundit duke e fituar gjashtë herë titullin në gjashtë vitet e fundit.

Janë mbledhur rezultatet që nga sezonin 2011/2012, kur e filloi dominimi i Juventusit.

‘Zonja e Vjetër’ nga dita e parë ka arritur të tubojë 598 pikë.

Në vendin e dytë janë Napoli me 505 pik të tubuara, ndërsa pas tyre janë Roma me 481 pikë.

Lazio dhe Milani mbajnë pozitat katër dhe pesë, transmeton Telegrafi.

Forma e dobët e Interit në vitet e fundit konfirmohet edhe me pikët e fituar, pasi ata kanë tubuar 400 pikë.

Më poshtë është renditje e 10 skuadrave më të mira në Itali në shtatë vitet e fundit. /Telegrafi/1: Juventus - 598 pikë

2: Napoli - 505 pikë

3: Roma - 481 pikë

4: Lazio - 418 pikë

5: Milan - 415 pikë

6: Inter - 400 pikë

7: Fiorentina - 397 pikë

8: Udinese - 331 pikë

9: Atalanta - 331 pikë

10: Chievo - 288 pikë